Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajti mbledhjen e 129-të.
Qeveria me propozim të Ministrisë së Financave, e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për krijimin e Sistemit për monitorim dhe kontroll të produkteve të duhanit dhe Sistemin për monitorim dhe kontroll të naftës dhe derivateve të naftës - "Track&Trace", me rekomandime për mënyrën e zbatimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sistemi i monitorimit dhe kontrollit të produkteve të duhanit, sipas informacionit të Ministrisë, synon të sigurojë monitorimin dhe kontrollin e produkteve të duhanit në të gjitha fazat e lëvizjes së tyre, nga prodhimi, deri në fazën e shpërndarjes, deri te pika e parë e shitjes me pakicë.
Ky sistemi “Track&Trace”, për produktet e duhanit, në Bashkimin Evropian rregullohet me një direktivë dhe rregullore që janë të detyrueshme për aplikim në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe që zbatojnë dispozitat e Protokollit për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Qeveria, me propozim të zëvendëskryetarit të Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike, koordinimin e resorëve ekonomike dhe investimeve, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për projektin e Asistentit digjital për nevojat e programeve të ndihmës shtetërore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut- Ndihma Shtetërore. Në të njëjtën kohë, përmes një demo-simulimi, u bë prezantimi i asistentit të parë digjital në sektorin publik në vendin tonë, bazuar në inteligjencën artificiale, ADA, i krijuar për nevojat e programeve të ndihmës shtetërore.
Sipas asaj që u theksua në prezantim, në këtë mënyrë, qytetarët në çdo kohë do të mund të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet e shpeshta lidhur me programet për ndihmë shtetërore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky mjet digjital pritet të lehtësojë komunikimin dhe qasjen në informacion për kompanitë dhe investitorët vendas dhe të huaj. Për të tërhequr një numër më të madh të investimeve të huaja në vend, në këtë mënyrë mundësohet paraqitja e vendit tonë si një destinacion i favorshëm investimi, përmes një qasjeje të personalizuar gjatë komunikimit me investitorët e huaj potencialë.
Me vendosjen e një asistenti të tillë digjital, pritet që deri në 80 për qind e të gjitha ndërveprimeve me përdoruesit të automatizohen, gjë që do të kontribuojë në një kursim të madh të burimeve, komunikim proaktiv me qytetarët, uljen e mbingarkesës në institucione, më efikase dhe procese efektive, shërbime, rritje të produktivitetit të punonjësve.
Qeveria, në pikën e rendit ditës në lidhje me çështjet kadrovike mori vendim për shkarkimin e Vladimir Kronevskit nga pozita e drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria emëroi Kristina Joakimovska si ushtruese të detyrës drejtoreshë e NP Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.