Për shkak të rëndësisë për realizimin e projekteve të filluara për ndërtimin e rrugëve rrugore Shkup – Bllacë, Kërçovë – Bukojçan, hekurudhën Kërçovë – Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridorit 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot emëroi Dr. Artan Grubin, zëvendës kryetarin e parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si koordinator për monitorimin e punimeve dhe për koordinimin e të gjitha aktiviteteve, me qëllim të realizimit të tyre në kohë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë marrë edhe vendime kadrovike. Është shkarkuar nga detyra UD drejtori i “Parkut Nacional Galiçicë” – Ohër, Aleksandar Milovski me kërkesë të tij ndërsa në atë vend është emëruar Aleksandar Buzlevski.
Qeveria mori gjithashtu vendim për shkarkimin e Rozita Blagojeviq nga detyra e saj si drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Anëtarëve të Komuniteteve. Është miratuar që Dragan Ugrenoviq të emërohet drejtor i Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Anëtarëve të Komuniteteve.