Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhje ka marrë vendim që tregtarët që shesin pemë dhe perime të grumbullojnë dhe shesin 70 për qind të sasive që kanë shitur në muajin janar dhe shkurt.
Është konstatuar se një vendim i tillë është i nevojshëm, siç njoftoi propozuesi, Ministria e Ekonomisë, pas mbledhjes koordinuese të institucioneve kompetente lidhur me çështjen në fjalë.
Ky vendim, që vjen pas vendimit për ngrirjen e çmimeve të disa llojeve të pemëve dhe perimeve, parashikohet të jetë i vlefshëm deri në fund të muajit prill.