Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin prill të vitit 2023.
Qeveria e ngarkoi Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut që të dhënat për pensionet t'ia dorëzojë bankave komerciale më së voni deri më datën 24.04.2023 dhe rekomandohet që bankat të sigurojnë, që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e prillit përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar - nga data 25.04.2023.
Rekomandohet që bankat përmes filialeve dhe ekspoziturave të tyre të sigurojnë pagesën e pensioneve në para të gatshme për klientët që nuk përdorin kartela, në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit, përkatësisht:
- Për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa të kryhet më 25/04/2023 (e martë);
- Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa të kryhet më 26.04.2023 (e mërkurë);
- Për pensionet në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të kryhet më 27.04.2023 (e enjte) dhe
- Për pensionet në shumë mbi 18.001 denarë pagesa të kryhet më 28.04.2023 (e premte).
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Proceset e Digjitalizimit, të propozuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale kërkohet të përfshihen në zbatimin e proceseve të digjitalizimit. Për përcaktimin e drejtimeve nacionale për digjitalizimin (road map) ngarkohen organet e administratës shtetërore dhe u rekomandohet njësive të vetëqeverisjes lokale që brenda 30 ditëve të paraqesin në MPB informacionin me përshkrimin e infrastrukturës së TI-së dhe aplikacionet softuerike që i shfrytëzojnë.
Digjitalizimi është një nga qëllimet kryesore në programin e punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe agjenda e re digjitale e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, siç njofton kjo Ministri përkatëse, është një nga pikat kryesore të strategjia e re nacionle e zhvillimit. Ky proces, sipas Informacionit të MPB-së, nënkupton promovimin, përmirësimin dhe avancimin e administratës publike, sistemit arsimor, shëndetësisë, sistemit të drejtësisë dhe fushave të tjera të menaxhimit. Qëllimi është ofrimi i shërbimeve të shpejta për qytetarët dhe kontributi në uljen e korrupsionit në shtet, duke ulur ndikimin e faktorit njerëzor në proceset ku ata mund të automatizohen.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për dhënien e pëlqimit, për marrjen e detyrimeve për shlyerjen e të cilave është e nevojshme të përdoren fondet buxhetore në tre vitet e ardhshme, të Ministrisë së Shëndetësisë, për furnizimin i një sistemi për monitorimin e glukozës.
Bëhet fjalë për një sistem monitorimi të glukozës i bazuar në sensorë i destinuar për pacientët me diabet të tipit 1 për periudhën prill 2023 – prill 2025.
Sigurimi i një sistemi të tillë monitorimi të glukozës (CGMs) për të rinjtë me diabet në vend do të ndihmojë në matjen e thjeshtë dhe 24-orëshe, pa dhimbje, të glicemisë, e cila, sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, kontribuon ndjeshëm në kontroll më të mirë të glicemisë dhe reduktimin e rreziqeve të komplikimeve afatgjata. Gjithashtu, në ofrimin e këtij sistemi (CGM) është planifikuar të përfshihen gratë shtatzëna, të verbërit dhe personat me sëmundje shoqëruese në fazën e avancuar.
Qeveria në këtë mbledhje e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për arsimin dual, të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Sipas konkluzave, pritet që Këshilli Ekonomik dhe Social të bëjë propozime konkrete për stimulimin e kompanive të përfshira në procesin e edukimit dual.
Në vitin arsimor 2022/2023, sipas Informacionit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, arsimi dual zbatohet në 61 shkolla të mesme profesionale në mbarë vendin, në 225 paralele me 2763 nxënës të regjistruar dhe në bashkëpunim me 450 kompani.
Në konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2023/2024 është paraparë rritje e numrit të dy paraleleve dhe bashkëpunim me mbi 500 kompani.
Projekti për arsimin profesional të dyfishtë, i cili zhvillohet sipas terkut gjerman, ka rifilluar sur zyrtarisht nga shtatoriië vitit 2017 dhe synon të kontribuojë në rritjen e punësueshmërisë së të rinjve dhe në prodhimin e kuadrove me aftësi dhe kompetenca të përshtatshme, të aftë për të hyrë në tregun e punës. menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional. Kjo gjithashtu arrin një reduktim të hendekut midis ofertës dhe kërkesës për punë në tregun e punës.
Me propozim të ministrit të Drejtësisë, Qeveria ka marrë vendim që sot të emërojë Agron Recin për Avokat Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas realizimit të Shpalljes.
Avokati Shtetëror i sapoemëruar Reçi ka qenë më parë avokat shtetëror në njësinë rajonale të Avokaturës Shtetërore – Ohër, ku mbante pozitën që nga nëntori i vitit 2020. Reçi me profesion është jurist, ku sipas biografisë së tij, ai është me përvojë shumëvjeçare juridike në departamentet juridike, personelin dhe çështjet e përgjithshme.