Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendimin për ndryshimin e Vendimit për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara.
Me këtë Vendim, zbatimi i marzheve më të larta tregtare tashmë të përcaktuara, zgjatet nga data 30.04.2023 deri më 30.06.2023 për këto mallra:
• për bukë të bardhë (të prerë ose të plotë), sheqer të bardhë dhe vaj luledielli ushqimor (pa vaj të ftohtë të shtrydhur), për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë pjesëmarrës në zinxhirin tregtar, në masën e përcaktuar deri në 5% në shitje me shumicë dhe deri në 5% në tregtinë me pakicë dhe
• për miell gruri – lloji 400 dhe lloji 500, makarona dhe spageti nga gruri i fortë, oriz i bardhë maqedonas, qumësht lope i përhershëm me përmbajtje yndyre 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, vezë pule, gjizë, djathë i bardhë i lopës dhe djathë i bardhë i përzier, kaçkavall, kos dhe salcë kosi e jogurt, për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë pjesëmarrës në zinxhirin tregtar, në masën e përcaktuar deri në 10% në tregtinë me shumicë dhe deri në 10% në tregtinë me pakicë.
Duke pasur parasysh se ky Vendim kufizon rritjen e çmimeve duke përcaktuar masën e marzhit tregtar, i cili duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, ndërsa gjendja e tregut tregon se çmimet ende nuk janë stabilizuar, thuhet në Shpjegimin nga propozuesi, Ministria e Ekonomisë, ka nevojë për zgjatjen e zbatimit të marzheve më të larta tregtare të përcaktuara në këtë mënyrë në dy muajt e ardhshëm të këtij viti, pra deri më 30 qershor të vitit 2023.
Qeveria përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele.
Sipas shpjegimit të propozuesit, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, bëhet fjalë për harmonizimin e dispozitave të ligjit me dispozitat e legjislacionit në Bashkimin Evropian.
Qeveria miratoi gjithashtu Informacionin për statusin e projektit QIRA E LNG TERMINAL në Aleksandropolis, Greqi.
SHA EMV është e detyruar, ndër konkluzat, të regjistrojë persona juridikë në Greqi dhe Bullgari të nevojshëm për aktivitete operative që lidhen me prokurimin, shpërndarjen dhe tregtinë e gazit. SHA EMV është përgjegjëse edhe për transportin e gazit natyror përmes interkonektorit me Republikën e Bullgarisë, për sa kohë që ndërtohet interkonektori me Greqinë.
Në fillim të kësaj mbledhje, Avokati Shtetëror i sapoemëruar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agron Reçi, është betuar para Kryeministrit dhe ministrave në Qeveri se do të punojë me ndërgjegje, ndershmëri dhe përgjegjësi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.