Nga mbledhja e 150-të e Qeverisë: Shtohen afatet për ngrirjen e çmimeve të disa llojeve të frutave dhe perimeve dhe për marrjen dhe shitjen e sasive të detyrueshme të tyre

Qeveria në mbledhjen e 150-të ka miratuar Vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet individuale në tregtinë me pakicë.

Me Vendim, vazhdon zbatimii çmimeve më të larta tashmë të përcaktuara në treg, nga data 30.04.2023 deri më 31.05.2023, për një pjesë të caktuar të frutave dhe perimeve, edhe atë në lartësi:

- deri në 95 denarë për kilogram domate të freskëta,
- deri në 95 denarë për kilogram tranguj të freskët,
- deri në 70 denarë për kilogram qepë,
- deri në 100 denarë për kilogram speca jeshil të freskët,
- deri në 95 denarë për kilogram fasule,
- deri në 110 denarë për kilogram thjerrëza,
- deri në 75 denarë për kilogram banane,
- deri në 60 denarë për kilogram portokall,
- deri në 65 denarë për kilogram mandarina dhe
- deri në 60 denarë për kilogram limon.

Duke qenë se ky Vendim kufizon rritjen e çmimeve në tregtinë me pakicë dhe gjendja e tregut tregon se çmimet ende nuk janë stabilizuar, sipas arsyetimit të propozuesit, Ministrisë së Ekonomisë, lind nevoja për ndryshimin e Vendimit, me të cilin afati i zbatimit të çmimeve më të larta të përcaktuara për produktet e lartpërmendura zgjatet deri më 31 maj 2023.

Qeveria ka miratuar edhe Vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e detyrimit të tregtarëve për blerjen dhe shitjen e llojeve dhe sasive të caktuara të mallrave individuale tek konsumatorët, sipas rendit të caktuar.

Me Vendim, afati zgjatet nga data 30 prill 2023 deri më 31 maj 2023, deri në të cilin tregtarët që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë, të regjistruar për veprimtari tregtare, kanë detyrim në strukturën e prokurimit ditor të të gjitha llojeve të frutave dhe perimeve, për të marrë dhe për të shitur të paktën 70% të disa llojeve të frutave dhe perimeve, p.sh.: domate të freskëta, tranguj të freskët, qepë, speca jeshil të freskët, fasule, thjerrëza, banane, portokall, mandarina dhe limon.