Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin maj të vitit 2023, të propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut detyrohet që të dhënat e pensioneve t'ua dorëzojë bankave komerciale më së voni deri më 26.05.2023.
Rekomandohen bankat komerciale të sigurojnë që pensionistët të mund të kenë pensionet e majit në dispozicion përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar, që nga data 29.05.2023.
U rekomandohet bankave komerciale, përmes filialeve dhe ekspozitave të bankave, të sigurojnë pagesën e pensioneve me para në dorë për qytetarët që nuk përdorin kartela, sipas një orari në varësi të masës së pensionit, edhe atë:
· për pensione në lartësi deri në 11.000 denarë, pagesa realizohet më 29.05.2023 (e hënë);
· për pensione në lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa realizohet më 30.05.2023 (e martë);
· për pensione në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa realizohet më 31.05.2023 (e mërkurë) dhe
· për pensione në lartësi prej 18.001 denarë, pagesa realizohet më 01.06.2023 (e enjte).
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, mori Vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin e grupeve luftarake të NATO-s „enhanced Vigilance Activity-еVA“ në Republikën e Rumanisë, për një periudhë prej gjashtë muaj, nga muaji qershor deri në dhjetor të vitit 2023.
Gjatë kohës së realizimit, siç sqaroi propozuesi, do të përforcohet partneriteti dhe bashkëpunimi ndërmjet vendit tonë dhe aleatëve të tjerë në kuadër të NATO-s dhe do të zgjerohet dhe pasurohet bashkëpunimi dypalësh i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Rumanisë.