Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për transport ujor ndërkombëtar në Liqenin e Ohrit.
Ndikimet e pritura nga ratifikimi i Marrëveshjes, sipas propozuesit, Ministrisë së Punëve të jashtme, janë pozitive, sepse do të zhvillohen marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve në bazë të parimit të lundrimit të lirë në rajonin e komunikacionit të brendshëm ujor përmes Liqenit të Ohrit,
Marrëveshja është nënshkruar në Shkup më 14 nëntor 2022, ndërsa qëllimi i saj është të kryhet implementimi i papengueshëm i projektit strategjik "Liqeni i Ohrit - ndërlidhja e dy vendeve drejt një destinacioni, financuar nga ana e Bashkimit Evropian si pjesë e Programit të ri IPA 3 për bashkëpunim tejkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë".
Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për miratimin e Udhërrëfyesit për Tranzicion të drejtë dhe vendosjen e Strukturës për udhëheqjen e procesit të Tranzicionit të drejtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe miratoi Udhërrëfyesin për tranzicion të drejtë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vendimi i Qeverisë është në drejtim të nisjes me aktivitete që do të mundësojnë përshtatjen e duhur të vendit tonë dhe rajoneve të varura nga qymyri, drejt politikave të reja të BE-së për rritje të përshpejtuar të gjelbër dhe tranzicion.
Udhërrëfyesi për Tranzicion të drejtë përfshin: gjetjen e alternativave ndaj burimeve konvencionale të energjisë (tranzicioni energjetik) dhe gjetjen e alternativave për të punësuar njerëzit, veçanërisht ata që punojnë në sektorin energjetik. Tranzicion efektiv drejt burimeve të ripërtërishme dhe grumbullimit do të jetë një kusht i domosdoshëm për të qenë në gjendje të kalojmë në punë të reja kompetente "të gjelbra".
Ministri i Ekonomisë është ngarkuar që, përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, të informojë Komisionin Evropian dhe të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare për Udhërrëfyesin e miratuar dhe për fillimin e procesit të krijimit të një Strukture të Tranzicionit të Drejtë.
Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për statusin e projektit Ballkani i Hapur.
U detyrua Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të mundësojë qasje drejt pakos së domosdoshme të të dhënave nga Regjistri qendror i popullatës, për nevojat e shërbimit për gjenerim të numrit identifikues të qytetarit, me qëllim të përmbushjes së plotë të obligimeve të cilat Qeveria i ka ndërmarrë në suaza të nismës Ballkani i Hapur.
Shërbimi për gjenerim të numrit identifikues për Ballkan të Hapur për qytetarët e RMV-së është shërbim i cili është në kompetenca të Ministrisë së Shoqërisë dhe Administratës dhe u dedikohet vetëm qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Numri identifikues për Ballkan të Hapur e gjeneron secilin shtet për qytetarët e vet në mënyrë adekuate. Kur qytetarët dëshirojnë të aplikojnë për Shërbimin për regjistrim në regjistrin e qasjes së lirë drejt trtegut të punës, ata duhet me këtë numër të paralajmërohen në portalin për shërbime elektronike tek shteti në regjistrin e të cilit të qasjes së lirë drejt tregut të punës dëshirojnë të regjistrohen.
Qeveria sot ka vendosur që me kërkesë të saj ta shkarkojë Sllavica Kutirovën nga detyra e drejtoreshës së Drejtorisë Doganore.
Qeveria vendosi të emërojë Stefan Bogoevin si u.d. drejtor i Drejtorisë Doganore.