Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar informacionin nga Ministria e Shëndetësisë për temperaturat e larta që priten në katër ditët e ardhshme dhe ka miratuar rekomandimet përkatëse.
Shteti, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, pas marrjes së informacionit nga alarmi i motit të Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, nga dita e nesërme, 13 korrik 2023, do të preket nga temperatura të larta të fazës portokalli.
Të gjitha rajonet e vendit:
Të Shkupit, Osogovës-Maleshevës, Pellagonisë dhe Ohër-Prespës do të hyjnë në fazën portokalli.
Prandaj, duke filluar nga dita e nesërme, 13 korrik 2023 (e enjte), do të vlejnë rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.
Në përputhje me atë që është miratuar, Qeveria rekomandon:
- Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të cenueshme të popullsisë,
siç janë : gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;
- Në institucionet e kujdesit të fëmijëve (kopshtet), mos të praktikohet aktivitet fizik dhe fëmijët mos të nxirren jashtë në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00;
- Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe qendrat për çështje sociale, në rajonet e prekura nga vala e nxehtë, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, personat e pafuqishëm dhe të pastrehët, ndërsa
- Duke pasur parasysh se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit e detyrimit që të respektojnë rregulloret ligjore në këtë fushë.
Në përputhje me informacionet e marra, Qeveria vendosi:
- Organet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike t’i respektojnë rekomandimet;
- Qeveria i rekomandon sektorit privat të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, mbi të gjitha duke shmangur qëndrimin në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00;
- Të gjitha personat juridikë që kryejnë veprimtari në ambient të hapur, të ndërprenë aktivitetet në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punëtorëve në ndërtimtari;
- Kopshtet duhet të organizojnë orarin e punës nga ora 7:00 deri në orën 17:00, në mënyrë që nuk duhet të praktikojnë aktivitet fizik dhe fëmijët mos të dalin në ambient të hapur pas orës 11:00.
Qeveria vendosi që këto masa të zgjasin katër ditë, nga data 13 - 16 korrik, pra gjatë dy ditëve të ardhshme të punës, të enjten dhe të premten, si dhe për dy ditët e fundjavës së ardhshme, të shtunën dhe të dielën, deri në një vendim tjetër. Qeveria dhe autoritetet kompetente po monitorojnë vazhdimisht situatën lidhur me temperaturat e motit, për të marrë sa më shpejt masat e duhura për mbrojtjen e qytetarëve.