Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Strategjinë nacionale për vreshtari dhe verëra 2023-2033.
Ky dokument strategjik, siç njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ka për qëllim përmirësimin e indeksit të cilësisë së prodhimit, vendosjen e teknologjive të reja prodhuese dhe qasje bashkëkohore për promovim dhe marketing të prodhimeve finale në dhe jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut në plan afatgjatë.
Efekti kryesor për të gjithë palët e interesuara në zinxhirët e vlerës në vreshtarinë dhe verëtarinë pritet të jetë rritja e vlerës së produktit final, nëpërmjet përmirësimit të proceseve të punës, optimizimit të shpenzimeve dhe rritjes së cilësisë, gjë që çon në një konkurrencë më të madhe të produkte në treg dhe një pjesë më e madhe e tregut. Duke vepruar kështu, vlerësohet se të ardhurat totale dhe fitimi i ndarë nga palët e interesuara në zinxhir do të rriteshin.
Shfrytëzues të drejtpërdrejtë janë të gjithë faktorët në zinxhirin e vlefshëm të vreshtarisë dhe prodhimit të verës, si vreshtarët, blerësit, përpunuesit, ndërmarrjet logjistike të angazhuara për transport dhe distributorë.
Përfitues indirekt të rezultateve të aktivitetit janë të gjithë palët e interesuara në bujqësi dhe industri të ngjashme. Ndërsa qasja e re në fushën e vreshtarisë dhe verërave vlerësohet se do të thotë në mënyrë të pashmangshme një hyrje në përmirësimin e funksionimit të të gjithë sektorit bujqësor dhe përpunues.
Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Portugeze për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes.
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje, sipas propozuesit, Ministrisë së Mbrojtjes është vendosja e kornizës për bashkëpunim mbrojtës mes palëve në marrëveshje, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, të drejtën nacionale të palëve nënshkruese, si dhe të gjitha marrëvehsjet që palët i kanë arritur.
Me këtë Marrëveshje, konfirmohet dhe zhvillohet bashkëpunimi mbrojtës në nivel bilateral dhe në suaza të Marrëvehsjes veriatlantike, që mundëson vazhdimësi dhe intensifikim të bashkëpunimit në suaza të partneritetit me Republikën e Portugalisë, si në plan bilateral, ashtu edhe në NATO dhe në kotnekst të BE-së. bashkëpunimi i afërt ushtarak pritet të kontribuojë drejt përforcimit të aftësive kolektive dhe individuale, sigurisë dhe integritetit të territoreve të palëve dhe paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në pilot programin për bashkëprodhimin e serialit televiziv të EURIMAZH dhe pranoi tekstin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut për financimin e projektit "Mbështetjetë programit për serialet televizive".
EURIMAZH, siç sqarohet nga propozuesi, Ministria e Kulturës, është një fond për mbështetjen kulturore të Këshillit të Evropës, i krijuar në vitin 1989 dhe në të cilin janë anëtarë 38 nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë Kanadanë. Fondi promovon krijimin e filmave të pavarur duke ofruar mbështetje financiare për prodhimin e filmave të metrazhit të gjatë, të animuar dhe dokumentarë. Buxheti i përgjithshëm vjetor i EURIMAZH-it për këtë qëllim arrin në 27 milionë euro.
Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e EURIMAZH që nga viti 2003 dhe përmes këtij fondi janë mbështetur shumë filma artistikë dhe dokumentarë maqedonas. Ndërsa me pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë program, prodhuesit do të fitojnë të drejtën që drejtpërdrejt t'i regjistrojnë projektet e tyre bashkëprodhuese si bashkëprodhues shumicë dhe në rast se projekti merr mbështetje, mjetet do t'i paguhen drejtpërdrejt prodhuesit maqedonas. Bashkëprodhimet krijojnë mundësinë e shpërndarjes së gjerë të serialeve dhe shfaqjes mediatike në vende të tjera.