Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje ka miratuar Vendim për fillimin e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike. Zgjedhja e furnizuesit universal bëhet në përputhje me Ligjin për energjetikë, me qëllim të realizimit të së drejtës së amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël të kyçur në sistemin e energjisë elektrike për shërbim universal në furnizimin me energji elektrike.
Furnizuesi universal do të jetë i detyruar të furnizojë me energji elektrike amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël që ndodhen në zonën në të cilën është i detyruar të ofrojë shërbim universal dhe që kanë zgjedhur të furnizohen prej tij, në përputhje me detyrimet e përcaktuara me Ligjin për energjetikë dhe rregullat e furnizimit. Ofruesi universal, sipas ligjit, do të jetë i detyruar të ofrojë shërbim universal për një periudhë jo më të gjatë se 5 vjet.
Në periudhën e ardhshme do të përgatitet dokumentacioni i tenderit dhe thirrja publike për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël.
Qeveria në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin në lidhje me situatën me ariun e murmë (Ursus arctos L.), kafshë e egër nën mbrojtje e cila është e ndaluar për gjueti dhe vëllimit të rritur të dëmit të cilin kjo kafshë e shkakton ndaj pronës dhe të mirave të qytetarëve në vend.
Qeveria i ka angazhuar institucionet kompetente që të ndërmerren masa konkrete në lidhje me Informacionin e miratuar. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në afat prej 12 muajve duhet të përgatisë plan veprimi për menaxhim me ariun e murmë (Ursus arctos L.) për territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është e detyruar që në afat prej tre muajve të bëjë analizë të këtij rajoni për formimin e ekipit intervenues për kafshë të mëdha dhe ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me institucione shkencore angazhohen që në afat prej tre muajve të dorëzojnë lokacione të mundshme ku do të mund të dislokohen/transferohen arinjtë e murmë.
Njëherësh, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza është i detyruar që të organizojë koordinimin e aktiviteteve të institucioneve në zbatimin e masave, të organizojë dhe zbatojë kontrollë mbi zbatimin e tyre, si dhe të propozojë masa të reja krahas atyre që janë miratuar dhe rekomanduar nga institucionet kompetente për krijimin e kushteve për uljen e paraqitjes së ariut të murmë (Ursus arctos L.), në mjedis urban.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi ndryshimet në Rregulloren për mënyrën e përllogaritjes së tatimit të automjete dhe vlerave të nevojshme për përllogaritjen e tatimit për automjetet për shkak të nevojës së aplikimit të metodologjisë së re për përllogaritjen e sasisë së lrimit të gazrave nga automjetet, e cila është në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, përmbushjes së detyrimeve nga Marrëveshja klimatike e nënshkruar në Paris për uljen e emetimit të gazeve serrë neto, si dhe harmonizimin me standardet e reja të BE-së.
Me përshkrimin e kësaj metodologjie, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësohet që automjetet e reja të tatimohen në mënyrë adekuate, sipas vlerave të emetimit mesatar të CO2 të shprehura në certifikatën e konformitetit për miratimin e automjetit nga BE-ja (Certifikata e konformitetit-COC ) sipas metodës WLTP.
Me zbatimin e koeficientëve të përcaktuar për përllogaritjen e komponentit specifik për CO2 të tatimit mbi automjetet, mundësohet tatimimi i përforcuar përmes tatimit mbi automjetet për ndotësit e mëdhenj, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e automjeteve luksoze të udhëtarëve ose automjeteve shumë të vjetra që janë më pak ekologjike në aspektin e ndotjes së mjedisit.
Sipas të dhënave që disponon Drejtoria Doganore për importin e veturave të pasagjerëve në vend, Dekreti i ri nuk do të ketë ndikim negativ financiar për blerësit e automjeteve të reja, përveç atyre automjeteve që hyjnë në kategorinë luksoze apo të tjera, të ashtuquajtura automjete premium. Përkundrazi, Dekreti i ri pritet të ushtrojë presion në rënie në çmimet e shitjes së automjeteve të reja të rangut të ulët ose të mesëm.
Qëllimi është të inkurajohen qytetarët dhe kompanitë që të investojnë në blerejen e automjeteve që plotësojnë standardet më të larta ekologjike, pavarësisht nëse bëhet fjalë për blerjen e automjeteve të reja apo tashmë të përdorura, me ç’rast në këtë mënyrë do të kontribuohet në dekarbonizimin e transportit në vend dhe në uljen e ndotjes së ajrit.