Me këtë ligj, siç sqarohet nga propozuesi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, stimulon rritjen e pagave të punonjësve, si dhe uljen e harxhimeve për fuqinë punëtore të punëdhënësve, duke rregulluar një masë ligjore për përjashtimin nga pagesa e një pjese të kontributeve nga sigurimet shoqërore të detyrueshme.
Qëllimi i Propozim Ligjit është inkurajimi i punëdhënësve që të paguajnë pagë më të lartë, reduktimin e evazionit tatimor dhe ekonomisë joformale, me qëllim të përmirësimit të standardit ekonomik të punëtorëve dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka miratuar tekstin e Propozim Ligjin për drejtësi për fëmijët.
Pritet që ligji i propozuar të kontribuojë në realizimin e interesit më të mirë të fëmijës përmes avancimit të kornizës ligjore për të drejtat e fëmijëve, si dhe në avancimin e përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë Ligj, siç shpjegohet, do të harmonizohet me një direktivë të Parlamentit Evropian për masat mbrojtëse procedurale për fëmijët e dyshuar ose të akuzuar në procedurat penale dhe me direktivat evropiane për vendosjen e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria shqyrtoi Informatat për miratimin e Strategjisë për specializim inteligjent dhe miratoi Strategjinë për specializim inteligjent të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2023-2027, me Plan veprimi 2024-2025.
Zbatimi i konceptit të specializimit të zgjuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik, siç shpjegohet nga propozuesi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, synon harmonizimin me rregulloret dhe praktikat evropiane në fushën e shkencës dhe hulumtimeve dhe për sipërmarrjet dhe politikën industriale, duke rezultuar dhe nga procesi skrining të BE-së, gjegjësisht takimet shpjeguese dhe dypalëshe, dhe është përcaktuar në raportet vjetore të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi është inkurajimi i rritjes së gjelbër dhe të qëndrueshme, duke përfshirë njohuritë, inovacionin dhe teknologjinë, për të krijuar produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar, konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe atë vendas.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Ekonomisë, në koordinim me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë, Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Drejtorinë për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike, janë përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për specializim inteligjent të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2023-2027, sipas Planit të Veprimit 2024-2025.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e obliguar që një herë në vit ta informojë Qeverinë për ecurinë e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit të miratuar.