Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi tekstet e dy propozim ligjeve nga sfera e energjetikës: Propozim Ligji për burimet ripërtëritëse të energjisë dhe Propozim Ligji për energjetikë, materia e të cilave paraprakisht ka qenë e rregulluar me një ligj.
Risia që po futet, të ketë një ligj të veçantë për burimet ripërtëritëse të energjisë, sipas sugjerimit të propozuesit, Ministrisë së Ekonomisë, është në përputhje me përcaktimin e Qeverisë për nxitjen e investimeve në fushën e burimeve ripërtëritëse të energjisë, si dhe në përputhje me përcaktimet e këtilla dhe dispozita ligjore të Bashkimit Evropian.
Qëllimi kryesor i Propozim Ligjit për Burimet ripërtëritëse të energjisë është thjeshtimi i procedurave në lidhje me përdorimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë, në përputhje me Pakon legjislative të BE-së për energjinë e pastër.
Qëllimi kryesor i Propozimit ligjit për energjetikë është transponimi i rregullativave dhe direktivave të BE-së - për furnizim të sigurt, në siguri dhe me cilësi me energji të konsumatorëve dhe arritjen e një sektori energjetik efikas, konkurrent dhe financiarisht të qëndrueshëm, me zbatimin e parimeve të jo-diskriminimit, objektivitetit dhe transparencës.
Dy zgjidhjet e propozuara ligjore janë punuar me mbështetjen e USAID-it.
Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin nga Ministria e Mbrojtjes për nevojën e dhënies së kontratës për furnizimin e helikopterëve transportues shumëqëllimorë, me lidhjen e marrëveshjes qeveri me qeveri ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Italiane.
Është autorizuar ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nënshkruajë Aranzhimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Mbrojtjes e Republikës Italianesë, për bashkëpunim në fushën e aviacionit ushtarak me helikopterë.
Sipas nevojës për reformimin e sektorit të mbrojtjes dhe integrimin e tij në NATO, të përcaktuar në Pasqyrën Strategjike të Mbrojtjes, siç është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes, veprohet sipas Planit afatgjatë për modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të arritur interoperabilitet të plotë me ushtritë e vendeve partnere të NATO-s.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, mori Vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në misionin e NATO-s “Prezencë e shpërndarë e përforcuar” (Enhanced Forward Presence -eFP ) në Republikën e Letonisë.
Qeveria, pas sugjerimit të zëvendësit plotësues të Ministrit të Punëve të Brendshme, se me anë të nënshkrimit të njëanshëm, vetëm nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, janë miratuar pesë urdhra për ri-sistematizim dhe sistematizim të kuadrove në sektorët rajonale të MPB-së dhe në Byronë e Sigurisë Publike, aktet e këtilla, si organ dytësor i shpalli të pavlefshme.
Në përputhje me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësi plotësues i ministrit të Punëve të Brendshme, së bashku dhe në kushte të barabarta me ministrin i shqyrton dhe i nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet - në të kundërtën nuk prodhon efekt juridik.