Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë disa vendime lidhur me emërimin e kuadrove drejtuese të institucioneve shtetërore. Këto vendime përfshijnë emërimet e mëposhtme:
Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë është emëruar Igor Janushev. Janushev është jurist i diplomuar në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" - Shkup. Përvoja e tij e mëparshme përfshin punën si deputet në Kuvend, drejtor i NPT “Shkup” dhe shef i Departamenteve për Aviacion dhe Punë të Përgjithshme pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Si deputet, Janushev ishte shef i delegacionit në Asamblenë e Kuvendit të OSBE-së dhe kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Monitorimin e Komunikimeve.
Ivica Tomovski është i emëruar për Drejtor të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Ai është magjistër për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe ka përvojë shumëvjeçare profesionale në fushën afariste, shërbime konsulence dhe menaxhim në sektorin privat. Tomovski është ish-drejtuesi i ELEM Tours dhe ka marrë pjesë në trajnime në disa shkolla ndërkombëtare për menaxhimin e burimeve njerëzore.
Elena Petrova është drejtoresha e re e Drejtorisë për të Ardhurat Publike. Petrova ishte zëvendësministër shtesë i financave në qeverinë e fundit teknike. Ajo është ekonomiste e diplomuar me mbi 25 vite përvojë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ku ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese, ndër to ishte edhe drejtuese e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj. Ajo ka pjesëmarrje aktive në disa borde drejtuese dhe ka licenca dhe certifikata të shumta, duke përfshirë trajnime dhe bashkëpunime me Bankën Botërore, FMM dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Drejtor i Drejtorisë doganore është emëruar Boban Nikollovski. Nikollovski vjen nga pozita e deputetit në Kuvendin maqedonas dhe ka 15 vjet përvojë pune në Drejtorinë doganore, duke përfshirë edhe punën si drejtor i NP “Kumanovo Plan”. Ai është magjistër në fushën e biznesit dhe ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime dhe posedon licenca doganore.
Aleksandar Janev është emëruar për drejtor i Biros për Siguri Publike. Janev ka karrierë 27 vjeçare në polici të cilën e ka filluar si kadet në shkollën e mesme të policisë “Elisije Popovski Marko”. Arsimimin e ka vazhduar në fakultetin Juridik “Justiniani i Par” dhe në fakultetin për menaxhment të burimeve njerëzore. Janev ka punuar në pozicione të ndryshme në Ministrin e Punëve të Brendshme, përfshirë, inspektor, udhëheqës i njësisë dhe të sektorit dhe analist për nevojat e ministrisë. Ai është avancuar si inspektor kryesor në sektorin për sigurimin dhe mbrojtjen e personave dhe objekteve si dhe ka udhëhequr me katër sektor me nga 300-350 të punësuar në fushën e krimit të organizuar, korrupsionit, krimit transnacional, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme është emëruar Sasho Petrushevski. Ka qenë drejtor i Ndërmarrjes Publike në Komunën e Kumanovës. Është fitues i çmimit të nëntorit të Qytetit të Kumanovës, si dhe fitues i çmimit për performancën më të mirë të NP “Kumanovë Parking” – Kumanovë nga Agjencia “Company Ëall” Maqedoni për bonitet më të mirë A. Posedon disa certifikata dhe trajnime në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe teknikat e komunikimit.
Shef i zyrës së Kryetarit të Qeverisë është emëruar Vladimir Neloski, ndërsa zëvendës i tij është Sashe Pavloski. Vladimir Neloski ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik, si dhe ka magjistruar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Par” në fushën e së drejtës korporative. Është këshilltar në qytetin e Shkupit. Ka qenë i punësuar në Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe ka përvojë të begatë në menaxhimin e proceseve dhe burimeve njerëzore.
Sashe Pavloski ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në UKIM. Ka përvojë pune shumëvjeçare në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojë në punë menaxheriale dhe veprim. Ai ishte edhe anëtar i Bordit Mbikëqyrës të MEPSO-s dhe kryetar i Bordit Menaxhues të Parkut Nacional “Mavrovë”.
Njëherit , ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetan Tripunovski, e informoi Qeverinë për dëmet nga stuhia, pasi që nga komunat ishte ngarkuar me mbledhjen e informatave për vlerësimin e dëmeve nga moti i ligë për të vlerësuar sasinë e dëmit.
Ministri për Kulturë dhe Turizëm Zoran Lutkov ka informuar për dëmet e shkaktuara nga moti i ligë në Teatrin e Dramës dhe është paralajmëruar revizion i veprimeve të menaxhmentit të mëparshëm të Teatrit dhe neglizhencës së vazhdueshme.
Njëherit, Universiteti ndërkombëtar në Strugë nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Është anuluar vendimi i kryesisë së mëparshme të Qeverisë, ndërsa informacioni është konfirmuar sot në mbledhjen e parë të qeverisë së re.
Qeveria ka diskutuar edhe për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë, ndërsa konfirmuar përkushtimi dhe është vendosur që kjo rritje të realizohet dy herë , prej të cilave pagesa e parë prej 2.500 denarë do të bëhet në shtator, ndërsa pagesa e dytë prej 2.500 denarë në muajin mars.