Në mbledhjen e djeshme të rregullt të 151-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme shqyrtoi dhe miratoi Informatën për propozimin e ri për akomodimin hapësinor të Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në selinë e re të NATO-s në Bruksel me blerje.
Në pajtim me vendimet e miratuara për këtë pikë Qeveria e RMV-së obligoi Ministrinë e Financave me rebalancin e buxhetit për vitin 2019 të sigurojë mjete buxhetore në shumë prej 3.116.000 euro, nga të cilat 2.316.000 euro për pagesë të njëhershme për NATO në emër blerjes së hapësirave për Misionin e RMV-së në NATO dhe 800.000 euro për adaptime të pagesave në këste, me ç ’rast me buxhetin e ri për për vitin 2020 të sigurojë mjete buxhetore në shumë prej 500.000 euro për pagesën plotësuese për adaptime, si dhe 120,000 euro për shpenzime të regjisë për vitin 2020, duke përfshirë edhe 7.000 euro për shpenzime për mirëmbajtjen e pajisjes TI për vitin 2020.
Qeveria edhe njëherë obligoi Ministrinë e Financave që gjatë planifikimit të mjeteve buxhetore ti merr parasysh edhe detyrimet e institucioneve të vendit të cilat janë pjesëmarrëse në Misionin e RMV-së në NATO në Bruksel, të cilët do të marrin zyra në Mision.
Në këtë mbledhje Ministria e Mbrojtjes informoi se është dorëzuar nominim që vendi ynë të jetë nikoqir i konferencës së NATO-s për informata dhe komunikues në vitin 2020, si ngjarje më e madhe që NATO-ja e mban gjatë vitit. Kandidatura për nikoqir të Konferencës është konfirmim i reputacionit të shkëlqyeshëm që Republika e Maqedonisë së Veriut ka si vend anëtar i ardhshëm i përgjegjshëm dhe i avancuar i NATO-s. Nëse organizohet konferenca në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020, atëherë krahas asaj që ngjarja do të jetë e sponsorizuar nga NATO, kjo do të jetë edhe kontribut i rëndësishëm në komunikimin strategjik të NATO-s dhe të vendit tonë.
Në këtë mbledhje Qeveria miratoi Propozim – programin për ndryshimin e Programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019, sipas së cilës 121 milionë denarë nga buxheti i këtij Programi do të dedikohen për zëvendësimin e sistemeve joekologjike ekzistuese për ngrohje në amvisëritë, kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme, objektet shëndetësore dhe administrative në qytetet më të ndotura që përdorin gazin, me invertorë AC, sisteme VRF dhe pompa të ngrohjes.
Një pjesë e këtyre mjeteve dedikohen edhe për blerjen e filtrave për pastrimin e ajrit për kopshtet, shkollat dhe objektet shëndetësore dhe administrative, si dhe për instalimin e filtrave në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat lëshojnë materie të dëmshme në ajër.
Qeveria e RMV-së në këtë mbledhje shqyrtoi dhe miratoi Informatën për koncesion të detyruar të kafshëve të egra në vendet për gjueti “Saraevo”, “Ratevska Reka”, “Palazlija”, “Tepe Xhami” dhe “Çiflik”, në rajonin për gjueti Berovë, “Kadina Reka” në rajonin për gjueti Shkup, “Dushegubica” në rajonin për gjueti Kërçovë, “Koprishnica” në rajonin për gjueti „Negotinë“ dhe “Rozhden” në rajonin për gjueti „Kavadar“ për koncesion të detyruar të Ndërmarrjes Publike për ekonomizim me pyjet në pronësi shtetërore “Pyjet Nacionale” – Shkup.
Me këtë koncesion të përkohshëm të vendeve për gjueti të cilat ishin pa koncensionar do të sigurohet efikasitet më i madh në vendimin paraprak të Qeverisë për marrjen e masave për uljen e dendësisë së derrit të egër në vendet për gjueti në RMV si masë parandaluese për paraqitjen dhe përhapjen e sëmundjes murtaja Afrikane te derrat.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën për realizimin e projektit për marrjen me qira të 7 (shtatë) patinazheve sportive të montuara në RMV dhe obligoi Agjencinë për Rini dhe Sport të sigurojë mjetet e nevojshme për realizimin e projektit në shumë prej 14.000.000,00 denarë, në kuadër të Buxhetit të vet për vitin 2019.
Me këtë vendim të Qeverisë, u rekomandohet komunave Ohër, Manastir, Kumanovë, Strumicë, Komunës Qendër, Gostivar dhe Tetovë të zgjedhin dhe propozojnë deri te Agjencia për Rini dhe Sport lokacion, si dhe të sigurojnë leje për vendosjen e pajisjeve urbane, gjegjësisht montim të patinazheve, më së voni deri më 01.11.2019.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informatën në lidhje me nevojën për rrethimin e parcelave, të parapara për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike, në përputhje me konkursin publik për dhënien e marrëveshjes për të drejtën e përdorimit të primit për energji elektrike të prodhuar nga termocentralet fotovoltaike të ndërtuara në toka në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria obligoi Ministrinë e Ekonomisë të ndajë mjete për përpilimin e projektit themelor për rrethimin e tokave në pronësi shtetërore për të cilat është shpallur konkurs publik, si dhe për përpilimin elaborateve gjeodezike dhe studimeve hidrologjike për tokën shtetërore të planifikuar për të cilën do të shpallet Konkurs Publik për prim për energji elektrike të prodhuar nga termocentralet fotovoltaike të ndërtuara në tokat në pronësi të RMV-së gjatë vitit të ardhshëm.
Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së i pranoi propozim vendimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e San Marinos, me Principatën e Monakos dhe Republikën e Qipros.
Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së me propozim të drejtorit të Agjencisë për Siguri Nacionale, emëroi Arif Asanin për zëvendësdrejtor të Agjencisë.