Qeverisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 55-të e pranoi propozimin e Shtabit Kryesor për Koordinim, mbi bazë të mendimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, për normalizim të transportit publik urban dhe ndërurban nga dhe drejt Komunës së Kumanovës.
Në këtë mbledhje është pranuar propozimi i Komisionit për sëmundje infective pranë Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilën udhëtarët nga jashtë, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të periudhës kohore prej 21 ditëve apo 14 ditëve në karantinë të detyrueshme shtetërore, tashmë nuk do të udhëzohen në vetizolim plotësues në shtëpi.
Sot, Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili rregullon që gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe pas përfundimit të Kohëzgjatja e urgjencës deri në 31.12.2020,si dhe gjatë zbatimit të pjesës së dytë praktike të provimit si shofer, në automjet janë të pranishëm, kryetari i komisionit të provimit si dhe pyetësi në pjesën praktike.
Në mbledhjen e sotme është miratuar teksti i ri i Programit për financim të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2019, me plotësim, sipas së cilës propozohet afati në të cilin shoqatat dhe fondacionet duhet deri te Sekretariati i Përgjithshëm të dorëzojnë raport për shfrytëzim të mjeteve, nga 30 qershori i vitit 2020 të vazhdohet deri në 30 nëntor të vitit 2020, ndërsa Sekretariati i Përgjithshëm të dorëzojë raport për realizim të këtij Programi deri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me tregues financiar dhe elaborim të rezultateve të arritura, deri më 31 dhjetor të vitit 2020.
.
Sot, Qeveria shqyrtoi Raportin për punën e Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile në vitin 2019, si dhe informacionin për zvogëlimin e burimeve financiare për të mbështetur shoqatat dhe fondacionet dhe pranoi indikacionin e Komisionit Qeveritar të Sistemit Politik të shqyrtohet mundësia e sigurimit të fondeve shtesë të destinuara për sektorin civil.