Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 72-të me më shumë pika në rendin e ditës nga Programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.
Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhje, mes tjerash do të shqyrtohet Informacioni për bisedimet e realizuara për harmonizimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Ambasadës së Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për transferimin e njohjeve për digjitalizimin e administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor, të parashtruar nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
Ministrat në mbledhje do ta shqyrtojnë edhe Informacionin për nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e Agjendës për Ballkanit Perëndimor për inovacione, hulumtime, arsim, kulturë, të rinj dhe sport, të përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara nga mbledhja e 72-të, me fillim në orën 12:00, e cila do të mbahet përmes lidhjes me video-konferencë, opinioni do të njoftohet me kumtesë menjëherë pas përfundimit të saj.