Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 10:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 88-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhjen e sotme, mes tjerash, do të shqyrtohet informacioni për statusin e realizimit të aktiviteteve përgatitëse lidhur me projektin për mbylljen e deponive dhe mbeturinave ilegale në rajonin Lindor dhe Verilindor, me propozimi të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në këtë mbledhje e propozoi pikën Informacion lidhur me Propozim të strategjisë për barazi gjinore 2021-2026, me Propozim të strategjisë për barazi gjinore 2021-2026.
Për vendimet dhe konkluzat e miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas mbarimit të saj.