Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e katërt miratoi Vendim për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike në kushte të gjendjes së krizës në funrizimin me energji ngrohëse.
Me këtë vendim sasitë shtesë të energjisë ngrohëse do të sigurohen me prodhim vendor me kyçjen e marrëveshjeve për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella përmes zbatuesit të veprimtarive energjetike në tregjet e energjisë edhe atë marrëveshje për bashkëpunim teknik të punës mes Shoqërisë Aksionare për Prodhimin e Energjisë Elektrike – Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore, Shkup, Shoqëria për prodhimin e nxehtësisë Balkan Enerxhi SHPKNJ Shkup, Shoqëria e shpërndarjes së nxehtësisë Distribuimi i nxehtësisë Balkan Enerxhi SHPKNJ Shkup, Shoqëria për furnizim me ngrohje Furnizimi me nxehtësi Balkan Enerxhi SHPKNJ Shkup dhe Shkup Veri SHA Shkup me qëllim të sigurimit të energjisë .
Mjetet financiare të nevojshme për realizimin e detyrimeve nga marrja e masës nga ky vendim i Elektranave të Maqedonisë së Veriut sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi tekstin e Marrëveshjes për bashkëpunim afarist-teknik, me të cilin rregullohen të drejtat reciproke të Prodhimit të Ngrohjes Ballkan Enerxhi (BEG) dhe Termocentraleve të Maqedonisë së Veriut (SHA EMV).
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, BEG do t'i paraqesë SHA EMV të gjitha veprimet e tij afariste deri në ditën e lidhjes së kësaj marrëveshjeje dhe nga dita e lidhjes së kësaj Marrëveshjeje do t'i japë SHA EMV-së pëlqimin për të menaxhuar të gjitha aktivitetet afariste të BEG, me të gjitha llogaritë e transaksionit, si dhe llogarinë e dedikuar që BEG-u do të hapë vetëm për nevojat e kësaj Marrëveshjeje për bashkëpunim afarist dhe teknik.
Në pajtim me këtë marrëveshje, BEG do ta vendos në menaxhim të SHA EMV tërë punën e saj afariste deri në ditën e lidhjes së kësaj marrëveshje, ndërsa nga dita e lidhjes së kësaj Marrëveshje do t’i japë pëlqim SHA EMV-së që të menaxhojë me të gjitha aktivitetet afariste të BEG, me të gjitha llogaritë e transaksionit, si dhe me llogarinë për dedikim, të cilën BEG do ta hapë ekskluzivisht për nevojat e kësaj Marrëveshjeje për bashkëpunim afarist-teknik.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi Vendim për aprovimin e mjeteve financiare për ballafaqim me gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike, me të cilën miratohen mjete financiare me vlerë prej 615 milionë denarë për SHA EMV, në pronë shtetërore- Shkup.
Këto mjete SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, do t'i shfrytëzojë ekskluzivisht për realizimin e masave për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe për sigurimin e mazutit dhe mjeteve dhe kushteve tjera të nevojshme për vazhdimin e prodhimit të energjisë elektrike nga TEC Negotino, për t’u përballuar me krizën në furnizimin me energji elektrike.
Qeveria në mbledhjen e saj të katër e solli Vendimin për emërimin e bashkëkryesuesve dhe anëtarëve në grupet e përbashkëta ndërqeveritare për thellimin e bashkëpunimit bilateral midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, që si konkluzion doli nga takimet gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë në vendin tonë.
Për bashkëkryesues në Grupin e përbashkët ndërqeveritar të punës për ekonomi, tregti dhe inovacione janë emëruar Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të politikave ekonomike dhe investime, ndërsa për anëtarë janë përcaktuar Fatmir Besimi, ministër i Financave dhe Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Anëtarë të Komisionit duhet të emërojnë edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit dhe Punëve të Jashtme, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim, Agjencitë për Investime të Huaja dhe promovim të eksportit dhe për promovim të turizmit, si dhe Ministria e Ekonomisë për pjesën e energjetikës.
Bashkëkryesues në Grupin e përbashkët të punës për infrastrukturë, transport dhe lidhje janë emëruar Blagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Milevski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës ndërsa Për anëtarë duhet të emërohen edhe përfaqësues të Kabinetit të zëvendëskryeministrit të obliguar për çështjet ekonomike, koordinim të politikave ekonomike dhe investime, si dhe të Ministrisë së Financave, të Ekonomisë dhe të Punëve të Jashtme.
Me grupin e përbashkët të punës për integrim evropiane dhe politika të gjelbra për bashkëryesues emërohen Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Slavica Gërkovska, zëvendëskryeministre për politika për qeverisje të mirë dhe Naser Nuredini, ministër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa anëtarë të grupit të punës duhet të emërohen edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e Financave dhe e Drejtësisë.
Për bashkëkryesues të grupit të përbashkët ndërqeveritar të punës për kulturë, shkencë dhe arsim është emëruar Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës dhe Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës. Për anëtarë të grupit duhet të emërohen dhe përfaqësues të Ministrsë së Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme dhe të agjencive për promovim dhe mbështetje të turizmit dhe për rini e sport.
Në mënyrë shtesë do të emërohen edhe bashkëkryesues dhe anëtarë për grupin e punës i cili duhet të përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Qeveria emëroi Magdalena Nestorovska për sekretare Shtetërore në MPB-së, e cila edhe i kryente këtë detyrë deri më tani, ndërsa e përcaktoi për drejtor të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së Sasho Tasevski, i cili deri më tani ka qenë në këtë detyrë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për pagesën e pensioneve për muajin janar të vitit 2022 dhe e udhëzoi Fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidore të Maqedonisë së Veriut që të dhënat për pensionet t’i dorëzojë bankave komerciale jo më vonë se më 25 janar të vitit 2022.
Bankat komerciale do të sigurojnë që pensionistët e janarit të mund t’i disponojnë pensionet e janarit përmes rrjetit të ATM-ve dhe rrjetit tregtar nga 26 janari i vitit 2022, ndërsa pagesa në para e pensioneve për klientët që nuk përdorin karta do të bëhet në katër grupe sipas grafikut të mëposhtëm të përbërë sipas masës së pensionit:
Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 26.01.2022,
pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.01.2022.
Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.01.2022
Për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 31.01.2022.